Gjilani kërkon fitoren e radhës, Drenica për befasi - formacionet zyrtare

Gjilani dhe Drenica përballen në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë.

Vendasit vijnë në këtë takim pas një fitoreje të madhe në udhëtim te Ferizaj 0-1 dhe kërkojnë një tjetër trepikësh.

Në anën tjetër, Drenica vjen pas barazimit me Dukagjinin dhe kërkon të shkaktojë befasi në Gjilan.

Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Bylbyl Sokoli, kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Laroshi, Thaqi, Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Bilalli, Boshnjaku, Rrahmani, Prapashtica, Aganspahic, Basa.

Drenica: Thiago Gomes, Da Silva, Jashari, Prodani, Isasa, Hamiti, Chacon, Smaçi, Jashari, Krasniqi, Uka.