Rohde: Kosova ta formojë Asociacionin dhe Serbia të pranojë se Kosova është shtet sovran në çdo formë

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, do të largohet nga Prishtina të premten pas pesë viteve të qëndrimit në Kosovë dhe në këtë pozicion do ta zëvendësojë Rainer Rudolfin.

Para largimit nga Kosova, Rohde ka folur për mediumin në gjuhën serbe Kosovo-online, për punën e tij në Kosovë, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria të formojë Asociacionin dhe që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, transmeton Zeri.info.

Rohde tha se Qeveria është e detyruar të përmbushë nevojat e komunitetit minoritar dhe të plotësojë kërkesat e tyre dhe anasjelltas.

“Komuniteti minoritar është i detyruar të tregojë se e konsideron Kosovën si shtetin e tij. Një shembull i mirë është vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e Manastirit të Deçanit. Ky është një dëshmi e qartë që të drejtat e pakicave do të respektohen dhe zbatohet”

“Sipas meje, veprimi me mirëbesim do të thotë që Kosova të nisë zbatimin e Zajednicës së Komunave me Shumicë Serbe – që do të thotë se serbët e Kosovës do të kenë vetëqeverisje mbi institucionet shëndetësore dhe arsimore brenda sistemit të Kosovës dhe Serbia të pranojë që Kosova është një shtet sovran në çdo formë. Pasqyrat postare të një vendi tjetër në Kosovë ose përdorimi i dinarit vetëm në veri ishte një anomalie. Pakica daneze në Gjermani gjithashtu përdor postën gjermane dhe monedhën euro, ndërsa pakica gjermane në Danimarkë përdor natyrisht ‘krunën’ daneze dhe shërbimet e bankave dhe postës daneze. Ky është një normalitet i nevojshëm për të gjithë qytetarët”, tha Rohde. /Zëri