Vdes një i ri në Gjilan, kryetari Hyseni shpreh ngushëllime

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së të riut Enes Ajeti.

Hyseni në telegramin e ngushëllimit ka shkruar se Gjilani sot u zgjua me lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të Enesit.

Telegrami i plotë:

Telegram ngushëllimi

Gjilani sot u zgjua me lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të Enes Ajetit. Ikja e tij e parakohshme na ka prekur të gjithëve.

Kam pasur fatin ta njoh Enesin për njeriun e mrekullueshëm që ka qenë, i respektuar, me zemër të madhe dhe koleg e mik i dashur për të gjithë ata që e njohën e patën fatin të punojnë me të.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajeti, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi për Enesin do të mbetet gjithmonë me ne.