Tahiri për takimin e Osmanit me Rubion: Sekretari nuk bëri njoftim zyrtar, po ndihen pasojat e pezullimit

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio në New York.

Tahiri ka thënë se Rubio nuk bëri njoftim zyrtar për këtë takim sikurse bëri me të tjerët. E për këtë ajo tha se janë shenjat e para të pezullimit të dialogut strategjik nga Amerika.

“Po ndihen pasojat e pezullimit dialogut strategjik nga Amerika – sekretari Marco Rubio ia zgjati dorën Osmanit, por nuk beri njoftim zyrtar – ndërkohë që bëri për të gjitha takimet që pati në Asamblenë e OKB-së – në ditët në vijim, Kosova do t’i ndjejë edhe me dëmtuese këto pasoja”, ka shkruar Tahiri.