Detaje të reja nga aksioni i djeshëm i Policisë

Gjatë së mërkurës Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka thënë për “Zërin” se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: "Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar"; "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve"; si dhe "Pastrimi i parave".

Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje shtesë rreth këtij operacioni.

Siç bëhet e ditur, tre persona janë arrestuar gjatë këtij operacioni dhe janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu Policia ka njoftuar se gjatë aksionit janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri "AK-47", dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një laptop, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve ose materialeve plasëse

Prishtinë – Fushë-Kosovë, 24.09.2025 – 06:00. Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me Prokurorinë, janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri “AK-47’, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, pajisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një laptop, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri