Osmani ia rithekson Kallasit domosdoshmërinë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në New York, duke ia ritheksuar domosdoshmërinë për heqjen e masave të padrejta të bllokut ndaj Kosovës.
Osmani e Kallasi u takuan gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë", ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.
Presidentja Osmani ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë vizitës së saj në SHBA. /Zëri