Tiranë: 30-vjeçarit të dënuar në Turqi për drogë, i sekuestrohet vetura e 600 mijë eurove
Një veturë “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës.
Automjeti që është me vlerë rreth 600 mijë euro, dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Në hetim është vënë edhe drejtuesi i automjetit, i cili bëhet e ditur se ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.
“Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht 30 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al