Dyvjetori i Banjskës, Kamberi tregon se si u komentua në Serbi sulmi terrorist
Sot, dy vite më parë u krye një sulm i rëndë në veriun e vendit.
Në orët e para të mëngjesit të 24-shtatorit u vra rreshteri Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga një formacion terrorist serb.
Institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Serbia t’i dorëzojnë përgjegjësit e këtij sulmi, por kësaj thirrje nuk po i përgjigjet shteti fqinj.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se Milan Radojçiq është figurë e fuqishme e nëntokës serbe andaj shteti nuk ndërmerr asgjë kundër tij.
“Nuk është pritur se Radojçiq do të sillet para drejtësisë sepse ai është një figurë e fuqishme në nëntokën politike dhe kriminale te Serbisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka punuar ngushtë dhe nën urdhrat e Aleksandar Vuçiqit” , ka thënë Kmaberi.
Kamberi mes tjerash ka treguar për raportimet e medieve serbe gjatë ditës për dy vjetorin e sulmit në Banjskë.
“Ato pak medie opozitare që kanë mbetur ne Serbi e shohin Vuçiqin si përgjegjës për sulmin në Banjskë, ndërsa nga ana tjetër regjimi e paraqet si një ngjarje që ndoshta i ka shërbyer autoriteteve të Kosovës për të nisur një fushatë represive kundër popullit serb në Kosovë” , është shprehur tutje Kamberi.
Përveç sulmit në në Banjskë, Radoiçiq është i lidhur edhe me disa krime në Kosovë, përfshirë vrasjen e politikanit serb të opozitës, Oliver Ivanoviq.
Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij nuk ka gisht në atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit./teve1