Islam Selmani siguron kualifikimin për kampionatin botëror “Cairo 2025”
Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar sot se garuesi Islam Selmani është zyrtarisht i kualifikuar për Kampionatin Botëror të Seniorëve, i cili do të mbahet këtë vit në Kajro, Egjipt.
Selmani kishte shënuar sukses të madh më herët gjatë vitit, kur luftoi për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Seniorë në Jerevan të Armenisë, duke u renditur në vendin e 5-të në kategorinë -60 kg.
Ky rezultat i rëndësishëm i hapi atij rrugën drejt garës më prestigjioze të vitit në sportin e karatesë – botërorit “Cairo 2025”, ku do të përfaqësojë Kosovën në mesin e më të mirëve të globit.