Prokuroria Speciale jep detaje për aksionet e sotme të Policisë

Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, është duke zhvilluar operacione në disa lokacione të vendit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, ka thënë për “Zërin” se aksioni lidhet nën dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”; “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”; si dhe “Pastrimi i parave”.

“Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione. Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’; ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’; si dhe ‘Pastrimi i parave’”, tregoi Luta.

Ajo ka thënë se pas përfundimit të këtij aksioni do të bëhen publike detajet. /Zëri