Njëri i akuzuar dënohet me 2 vjet burgim e tjetri me 1 vit për vrasje të rëndë në tentativë, e kryer 18 vjet më parë
Ndërsa i akuzuari Ilir Hamiti, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në bashkëkryerje, ishte dënuar me një vit burgim, ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” ishte dënuar me 800 euro gjobë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut, të Republikës së Kosovës të datës 22.10.2008, Sabri Hamiti dhe Ilir Hamiti më datë 20.10.2007, rreth orës 16:38 minuta në fshatin Sveçël, komuna e Podujevës, në lagjen e “Softollëve”, të akuzuarit Sabit e Iilir Hamiti me dashje që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin Bajram Cshobacher kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, në atë mënyrë që pas një konflikti të shkaktuar më datën 13.10.2007 në të njëjtin fshat në mes të vëllezërve Driton e Bujar Hamiti në njërën anë dhe Kasim Sinanit në anën tjetër, me ç’rast i dëmtuari ka ndërmjetësuar në ndarje. Në ditën kritike i dëmtuari duke u kthyer në fshatin e tij Sveçël, automjeti Charon VE nga mbrapa e ka përcjellë ndërsa nga ana e kundërt ka ardhur i akuzuari Ilir me automjetin e markës “Mercedes” dhe e ka bllokuar rrugën, me ç’rast nga automjeti nga mbrapa ka dalë i akuzuari Sabri dhe me armë zjarri ka thyer xhamin e përparmë të majtë të automjetit, duke shtënë me armë në brendi të automjetit, duke shtënë në drejtim të të dëmtuarit duke e goditur në gjurin e djathtë, ndërsa i pandehuri Ilir ka shtënë me armë zjarri AK 47 dhe kishte goditur automjetin në zonën e pasme të zonës mbi tabelë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, kjo predhë ka përfshirë faqen e pasme dhe të përparme të mbështetëses së pasme dhe ka vazhduar në faqen e pasme të mbështetëses së vozitësit, duke ikur i dëmtuari me automjet në lëvizje e sipër te udhëkryqi i rrugës Dumosh – Sveçël dhe Sekiraqë përmes xhamit të thyer anësor të majtë është qëlluar më armë zjarri me tytë të shkurtër të kalibrit 7.62×25 mm, timoni i automjetit dhe gishti tregues i dorës së majtë i të dëmtuarit, më pas predha vazhdon brenda në veturë nën zonën e kasetofonit në anën e poshtme të maskës së përparme dhe në fund është gjetur para ulëses në anën e djathtë të bashkëvozitësit.
Me këtë, të akuzuarit ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga Neni 147, par. 1, nënpar. 9 e lidhur me Nenin 20 dhe 23 të KPRK-së.
Tutje, në aktakuzë thuhet se deri më 20.10.2007 Sabri Hamiti ka poseduar pa autorizim të organit kompetent revolen e markës “TT”, model 33.
Me këtë akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga Neni 328, par. 2 të KPRK-së e në bashkim real me veprën penale nën pikën 1 të dispozitivit.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Ilir Hamiti deri më datën 20.10.2007 ka poseduar pa autorizim të organit kompetent pushkën automatike “AK-47”.
Me këtë akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga Neni 328, par. 2 të KPRK-së e në bashkim real me veprën penale nën pikën 1 të dispozitivit. /BetimipërDrejtësi