Nëna e Dembeles: Ky Top i Artë është për krejt Afrikën
Nëna e Ousmane Dembelesë, Fatimata, ka thënë se trofeu i Topit të Artë që e ka fituar Ousmane Dembele vlen për gjithë Afrikën nga e ka prejardhjen ylli francez.
28-vjeçari mbrëmë u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë duke lënë pas adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
“Do ta marrim kudo këtë Top të Artë, madje edhe në Senegal”, ka thënë Fatimata, nëna e Dembelesë.
“Ky Top i Artë është për krejt Afrikën. Alhamdulillah!”.