Kurti mirëpriti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

ZKM-ja, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se Kurti ka shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit për pesë vjet të shërbimit të tij në këtë detyrë në Kosovë, duke u bërë kështu dhe ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.

“Kryeministri tha se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /Zëri