Duncani përgjigjet për marrëdhëniet e Agim Çekut dhe Hashim Thaçit: S’kishte dallime të mëdha mes tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë edhe sot po vazhdon dëshminë ish-këshilltari politik i Wesley Clarkur, John Stewart Duncan, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Teksa po dëshmon, atij po i bëhen pyetje nga prokurori, në një pjesë ku u shfaq një dokument i 27 majit 1999, Duncani kishte thënë se “në të gjitha marrëdhëniet me ta nuk konstatova se mes tyre kishte marrëdhënie të fortë shqiptare mes Agim Çekut dhe Hashim Thaçit”.

Derisa dje, gjatë seancës, prokurori i kujtoi se kishte thënë se nuk kishte parë dallime të mëdha mes Çekut e Thaçit.

Duncan: Po ashtu është.

Tutje gjatë seancës është lexuar edhe një pjesë se çfarë kishte thënë Agim Çeku asaj kohe si në vijim:

“Unë jam një ushtar detyra ime është të kujdesem për ushtrinë, situatën në fushë betejë dhe që lufta të përfundojë me sukses ai premtoi se do të lurftoj deri sa forcat lojale të Millosheviqit të dëboheshin nga Kosova dhe tja linte politikën qeverisë që e drejtonte Hashim Thaçi”.

Prokurori: A e dini ju që Çeku ka thënë se është pjesë e një Qeverie që drejtohej nga Thaçi?

Prokurori: A e dini ju se ai ka thënë se do të luftonte derisa forcat serbe lojale të Millosheviqit të dëboheshin nga Kosova dhe t’ia linte politikën qeverisë që e drejtonte Thaçi?

Duncani u shpreh se Çeku nuk kishte thënë se do të jetë pjesë e qeverisë, por se do të mbrojë territorin e Kosovës.

“Po këtë e thotë, por jo se është pjesë e qeverisë, këtu thuhen dy fjali unë jam ushtar profesionist kam një rol tjetër dhe politikën ja lë qeverisë sonë që drejtohej nga Thaçi, pra Çeku ka folur për aspektin ushtarak Thaçi ka mbuluar aspektin politik”, thotë dëshmitari.

Prokurori: Ju po interpretoni dëshminë time, po unë po ju pyes a e dini se e ka thënë këtë Çeku në fund të majit 1999?

Duncan: Jo.

Po ashtu, gjatë dëshmisë u tregua se më 10 gusht 1999, ishte bërë edhe një kërkesë për mbajtje armësh, ku nënshkrimi në fund të dokumentit ishte i Hashim Thaçit, ku lexohej komandanti i përgjithshëm Hashim Thaçi.

“Kërkesa do duhej të bëhej nga Çeku jo Thaçi, por kjo u ka qenë orvatje për t’i dhënë një rol në marrëveshje në demilitarizimin e UÇK-së, nuk duhej të ishte lejuar aso kohe e mbaj mend që kishte dal si problem, mua më kishte njoftuar KFOR-i, që ka ardhur një kërkesë e ngjashme edhe ka qenë pyetje a me leju apo jo”, ka thënë Duncani.