Ish-presidenti Sejdiu shpreh ngushëllime për vdekjen e Petrovcit: Do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje
Humbja e aktorit të njohur Enver Petrovci ka tronditur botën e artit në Kosovë dhe më gjerë.
Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe si aktor, regjisor dhe pedagog, i cili ndikoi te breza të tërë artistësh.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Petrovci dhe për komunitetin artistik, duke kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Petrovcit në art dhe kulturë.
Postimi i plotë:
E nderuara familje Petrovci,
Me pikëllim mora lajmin se Enveri nuk jeton më. Arti dhe ne mbetëm pa profesorin, artistin dhe regjisorin e veçantë. Punoi gjithë jetën, edhe në kohët më të vështira, kur arti ishte më shumë sakrificë se sa profesion.
Kontributi i tij si profesor, aktor dhe regjisor si dhe angazhimi kulturor, ishte dhe do të jetë frymëzim për breza krijuesish të artit. Ai mbetet një nga figurat më të dashura të skenës sonë, që do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.
Pranoni ngushëllimet e përzemërta në emër timin dhe të familjes Sejdiu.
President i Republikës së Kosovës 2006-2010.