Vdes në QKUK personi i cili ishte lënduar në Debelldeh të Vitisë
Ka vdekur personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 18 shtatori i këtij viti.
Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë”, transmeton Zeri.info.
“Lidhur me rastin, nga QKUK-ja është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri