Dy të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Zajm të Klinës

Mëngjesin e sotëm dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.