Duncani për vizitën e tij të parë në Kosovë: E tmerrshme ajo që pashë
Diplomati britanik, John Stewart Duncan, po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pyetur nëse ka qenë në Kosovë në vitin 1999, ai ka thënë se e ka pohuar këtë.
“Po, kam shkuar disa herë, më konkretisht në gusht”, tha ai.
Duncani ka treguar detaje nga vizita e tij e parë në Kosovë, ku tregoi se ka parë dëmet që kanë pësuar shtëpitë dhe kafshët në Kosovë.
“ E tmerrshme ishte ajo që pashë, tronditëse. Kur mbërritëm atje pamë të gjitha dëmet që kishin pësuar shtëpitë e shqiptarëve dhe kafshët, mund të shihnim edhe shtëpitë e serbëve teksa po digjeshin, të paktën gjashtë dhe një prej tyre ishte 100 prej nga vendi ku u ul helikopteri. Teksa po vozitshim në qytet mund të shihnim rrëmujën që po mbizotëronte, dëmtimet ishin prej bizneset, shtëpitë shqiptare. Nuk është shkatërrim që shihet zakonisht nga bombardimet, bombardimet i kam parë, e di çfarë pasojash lë. Ky ishte një shkatërrim tjetër, lloj tjetër shkatërrimi këtë se kam thënë në dëshminë time. Njerëzit e këqij atje bënin dëme”, deklaroi ai.
Ai shtoi se dhuna në Kosovë fillimisht ishte e ushtruar prej serbëve.
“Për mizorit që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës. Dhuna fillimisht ishte e ushtruar prej serbëve, ndoshta dhuna që pash unë kur isha atje po bëhen prej shqiptarëve të Kosovës”, deklaroi Duncani.
I pyetur se nëse kishte parë ndonjë pjesëtarë të UÇK-së kishte bërë ndonjë vepër penale dhe krime, ai e ka mohuar këtë gjë.