Shtyhet seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale të “Spiunazhit”.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri, njoftoi se mungon avokati i të pandehurit Bedri Shabani, Besnik Berisha.

Gjyqtari Beqiri e pyeti të pandehurin Shabani nëse dëshiron të vazhdojë mbrojtjen me të njëjtin avokat.

“Po, deri në përfundim të gjykimit dua të vazhdoj me avokatin Besnik Berisha”, tha Shabani.

Pas kësaj, gjyqtari Beqiri njoftoi se seanca e sotme ndërpritet, pasi nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.