Diplomati britanik tregon si e bindën UÇK-në të çarmatosej

Me pranimin e demilitarizimit/çarmatosjes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndërronte percepsionin te ndërkombëtarët si organizatë që ishte përshkruar si “terroriste” në “luftë të lirisë”.

Kështu tha John Duncan, dëshmitar i tretë i Mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Hagës.

“Inkurajimi ishte që nënshkrimi, i cili do të ishte vazhdim i procesit që UÇK-ja të ecte para në perceptimin ndërkombëtar si të parë për ‘terroristë’ në luftëtar lirie, kjo ishte hapi drejt demokracisë, njohja si grup i përgjegjshëm i njerëzve, me proces përgjegjshëm politik, kjo ishte çka ne ofronim. U thamë nënshkruajeni, sepse ju ndihmon, sepse i tregoni ndërkombëtarëve që jeni njerëz të përgjegjshëm dhe që meritoni respekt dhe përfundimisht Pavarësi”, tha ai.

“Në terme të trajtimit ushtarak, do t’i fusnim nën kontroll të NATO-s, gjëja më e keqe që do të mund të ndodhte ishte ikja e tyre nga malet dhe s’do të kishim vëzhgim vizual ndaj tyre. Ky mekanizëm do të ishte mbikëqyrës, përfitues dhe sanksionues. Ju pajtoheni të dorëzoni armët dhe ne gjejmë rol për ju në shoqëri. Ky ishte modeli në çka u thirra”, shtoi ai.