Rama: Në “Oktoberfest”, xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për prezantimin e xhubletës shqiptare në festivalin “Oktoberfest” në Mynih të Gjermanisë.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se atje pati një shkëlqim të xhubletës shqiptare.
“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në ‘Oktoberfest’, njëra nga festat më popullore në botë, ku xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale”, ka thënë Rama.