Krasniqi: Mobilizim fantastik i PDK-së në Drenas për zgjedhjet e 12 tetorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se bashkë me Petrit Hajdarin, kandidatin për kryetar të Drenasit, kanë takur kryesinë e degës në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka pohuar se këtë takim e pati për t’i uruar pjesëtarët e PDK-së në Drenas për mobilizimin që janë duke treguar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Drenasit, Petrit Hajdarin, takuam kryesinë dhe ekipin tonë të fushatës në Drenas – për t’i uruar për mobilizimin fantastik dhe tubimin madhështor të mbajtur ditë më parë, që i dha drejtim fitores sonë më 12 tetor”, ka thënë Krasniqi.