Vdes një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor

Një person ka vdekur mëngjesin e së dielës pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt banesor në Istog.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugoves, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugen “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur Rugova.