Tahiri: Kosova nën sanksione, Kurti e ka vendosur vetë në anën e Rusisë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në të gjithë kontinentin evropian vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA, dhe se Kosova është në mesin e këtyre tri shteteve.
Sipas Tahiri, Kurti ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, duke thënë se ai e ka vendosur vetë Kosovën në anën e saj.
"Të nderuar qytetarë,Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA:ë Kosova e qeverisur nga Kurtië Rusia e qeverisur nga Putinië Bjellorusia e qeverisur nga LukashenkoMegjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj", ka theksuar ai.
Tutje, ai ka shtuar se "Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione.
"Sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.* 600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve.* SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti".