Marsh simbolik me motorë nga Prishtina drejt Hagës e Brukselit në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së
Solidariteti i shqiptarëve me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nuk ka te ndalur.
Pas protestave në Prishtinë dhe në Hagë, platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar edhe një aktivitete të ti.
Kjo platformë ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit.
Sipas njoftimit të kësaj platforme, në këtë iniciativë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Evropa.
“Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane. Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin. Detaje të mëtejshme mbi itinerarin dhe organizimin do të bëhen publike me kohë”, është thënë në njoftimin e kësaj platforme.