Klinasi goditet nga një plumb qorr në kokë derisa po qëndronte në oborr
Një person është goditur në kokë nga një plumb qorr në fshatin Pogragjë të Klinës.
Sipas policisë, viktima është dërguar fillimisht në QMF-në e Klinës dhe pastaj në Spitalin rajon të Pejës për trajtim, transmeton Zeri.info.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri