Kate Cassidy ndan imazhe të gjeneruara nga AI me Liam Payne pas vdekjes së tij tragjike

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, ka ndarë disa fotografi të gjeneruara nga inteligjenca artificiale ku shfaqet e përqafuar me ish-yllin e One Direction.

Këngëtari humbi jetën tragjikisht më 16 tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Në raportin mjekësor u gjet se ai kishte konsumuar alkool dhe kokainë.

Kate, 26 vjeçe, falënderoi një fanse për krijimin e imazheve, duke thënë se teknologjia e tillë është njëkohësisht “një bekim dhe një mallkim”, shkruan DailyMail.

Ajo vazhdon të ndajë momente të dhimbshme me 955 mijë ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar kujtime të çmuara dhe objekte personale që nuk mund t’i heqë.

Ajo vazhdon të ndajë momente të dhimbshme me 955 mijë ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar kujtime të çmuara dhe objekte personale që nuk mund t’i heqë.

Në një video prekëse, ajo tregoi kutinë e kujtimeve ku kishte ruajtur letra, kartolina dhe fotografi Polaroid nga Liam, duke u shprehur: “E nesërmja nuk është e garantuar”.

Muajin e kaluar, Kate përkujtoi ditëlindjen e tij të 32-të, duke përgatitur një tortë dhe duke ndarë një mesazh emocional: “Gëzuar ditëlindjen Liam, e di që ende ke ëmbëlsirën më të madhe në parajsë”.

Ndërkohë, autoritetet në Argjentinë kanë ngritur akuza për vrasje nga pakujdesia ndaj pesë personave, përfshirë menaxherin dhe recepsionistin e hotelit, si dhe një mik të Liam-it.

Prokuroria ka konfirmuar se këngëtari ndërroi jetë nga “politrauma”, që do të thotë dëmtime të shumta traumatike në trup.