Zyrtare: Proton Cable Prizreni rikthen Besmir Memajn
Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni ka njoftuar se ka rikthyer basketbollistin Besmir Memajn në radhët e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga klubi prizrenas, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Memaj së fundmi ishte pjesë e KB Rahoveci, ndërsa tani e tutje do ta vazhdojë karrierën e tij tek ish-klubi i tij. /Zëri
Postimi i plotë nga klubi:
Njoftim zyrtar
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Besmir Memaj rikthehet në familjen e Proton Cable Prizreni!
Një rikthim që sjell energji, talent dhe ambicie për fitore. Mirë se u ktheve në ekip, Besmir!