Tritol banesës së deputetit në Shqipëri, momenti i shpërthimit të fortë [video]

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se është banesa e deputetit Xhelal Mziu.

Sipas Policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mëngjesit dhe lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, raporton Euronewsalbania.

“Rreth orës 00:55 dyshohet se në rrugën ‘Arjan Sala’, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M. është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.