Arrestohen tre të dyshuarit për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur më 13 shtator 2025, rreth orës 18:28, ndërsa më datën 18 shtator 2025 policia ka arrestuar tre të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre dhe në një veturë pronë e njërës prej tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë të shkurtër – pistoletë, një armë automatike “AK-47”.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor, ku janë intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet në koordinim me organet e drejtësisë. /Zëri