Williamsi tregon si ishin marrëdhëniet mes qeverisë në ekzil dhe UÇK-së

Sot në Hagë po vazhdon dëshminë e tij juristi amerikan James Williams, i cili gjatë Rambujesë kishte qenë këshilltar juridik falas i delegacionit të Kosovës atje.

Ai ka folur në lidhje me UÇK-në, për çka ka thënë se ishte një strukturë mbi baza rurale dhe jo duke u bazuar në rregulla.

Në lidhje me pikëpamjet e UÇK-së, ai tha se i pasqyronin pikëpamjet e Ibrahim Rugovës, që ishte pavarësia, por që sipas Williams ishin pak më të nuancuara se pikëpamjet e Bujar Bukoshit sa i takon faktit që vendosja do të ishte një proces politik, por njëkohësisht proces lidhur me ligjin e armatosur.

“UÇK-ja, duke pas parasysh origjinën e saj në fshatra, kishte një qasje të një aktori të armatosur joshtetëror më të thjeshtësuar sa i takon Pavarësisë. Është qëllimi ynë, ne jemi viktimat krimeve njerëzore dhe na duhet diçka shpejtë që të arrijmë pavarësinë. Këto pikëpamje pastaj evoluuan, ndryshuan gjatë verës, pjesës së tetorit dhe pjesës së Rambujesë. Unë e kam parë këtë me shumë aktorë të armatosur jo shtetëror se si futen në proces, dhe këto momentet e vogla në kuptim që e rrisin lëvizjen së bashku”, ka thënë Williamsi.

Ai u pyet edhe se çfarë partie politike i përkiste Bukoshi, për çka tha se ishte LDK-ja dhe gjithashtu pjesëtarët e qeverisë në ekzil ishte LDK-ja.

Në lidhje me dinamikën politike që ekzistonte në Kosovë në vitet 1998-’99, Williamsi tha se e kuptonte në nivel 70-75%.

“Ndoshta që kisha një kuptim të situatës atje në nivel 70-75%, sepse isha jurist i tyre pro- bono dhe kisha qasje në informacione, por meqë nuk jam kosovar, nuk është që kisha qasje në të gjitha gjërat që ishin të besueshme dhe konfidenciale. Nuk mund ta ekzagjeroj këtë njohuri që kisha”, ka thënë Williamsi.

Ai u pyet për marrëdhënien e qeverisë së Bukoshit dhe udhëheqjes së UÇK-së së 98-tës deri në Rambuje dhe më vonë, për çka tha se ishte e tendosur dhe intensive.

Në kontekstin që ju karakterizuar marrëdhënien që ju kishit me Bukoshin dhe udhëheqja e UÇK-së gjatë vitit 98 deri në Rambuje dhe më vonë, si do e karakterizonit këtë?

Mendoj që është e tendosur dhe intensive.

“Kur arrita në Paris u përshëndeta nga Bujar Bukoshi, ai shkoi në këshill më 7, unë shkova më 8. Doja të ulesha afër Bujar Bukoshit, ai e vuri dorën në karrige ku kisha qëllim të ulesha dhe më tha mos u ul afër meje se pastaj je jurist i imi. Shko ulu diku tjetër dhe ndërro karrigen çdo ditë. Ai donte të thoshte se nëse je jurist i delegacionit, ata kanë një ide një perceptim për mua, ka tension me Bukoshin dhe nëse konsiderohesh si person që punon për mua është mirë për mua, por nuk është mirë për ty as delegacionin. Me gjithë marrëdhëniet e tendosura, kultura e një këshilltari ndërkombëtar ishte mos e merr atë. Më kujtohet herën e parë jam ul me UÇK-në, dhe kur shkova aty Jakup Krasniqi tërhoqi karrigen afër tij dhe isha i ftuar të ulesha aty. E dinin që kisha marrëdhënie me Bukoshin, por për marrëdhënien time ishte e rëndësishme që kjo të mos bëhej pjesë e këtyre tensioneve”, ka thënë Williamsi.