Britania do ta njohë shtetin palestinez këtë fundjavë, sipas “The Times”

Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez këtë fundjavë, kështu raporton gazeta “The Times”.

Sipas kësaj gazeta, kjo do të ndodhë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të jetë larguar nga Britania në kuadër të vizitës së tij shtetërore, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, thuhet se kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi në korrik se do të ndërmerrte veprime nëse Izraeli nuk do të merrte hapa të lehtësuar vuajtjet në Gazë dhe nuk arrinte një armëpushim në luftën e tij gati dyvjeçare me Hamasin.

Izraeli thotë se njohja e një shteti palestinez, të cilën Franca, Kanadaja dhe Australia kanë thënë gjithashtu se do ta bëjnë këtë muaj, do ta shpërblente Hamasin. /Zëri