Bombat izraelite pranë spitaleve vrasin 83 persona në Gazë
Forcat izraelite kanë nisur një valë të re sulmesh në Gazë, duke goditur zonat pranë disa prej spitaleve të pakta që kanë mbetur në funksion, ndërsa sulmi tokësor në qytetin e Gazës vazhdon.
Burime shëndetësore i thanë “Al Jazeera”-s se të paktën 83 palestinezë u vranë nga forcat izraelite sot.
Raketa goditën zonat përreth spitaleve “al-Shifa” dhe “al-Ahli”, ndër të paktat që ende funksionojnë, dhe të paktën 15 persona u vranë jashtë “al-Shifa”-s, ndërsa katër të tjerë vdiqën në një sulm tjetër pranë “al-Ahli”-t.
Hamasi i dënoi sulmet pranë spitaleve si një “krim lufte në tërësinë e tij” dhe “një mesazh të hapur sfide dhe përbuzjeje të hapur për bashkësinë ndërkombëtare”.
Dje, spitali pediatrik “al-Rantisi” u sulmua gjithashtu tri herë.
Kombet e Bashkuara deklarojnë se këto veprime janë pjesë e një fushate sistematike për të çmontuar sektorin shëndetësor të Gazës.
Dje u vra edhe një punonjës i “Mjekëve pa kufij”, i trembëdhjeti që nga fillimi i luftës. /atsh