Arratisen tre persona nga Qendra e Emigrantëve në Vranidoll

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona nga Bangladeshi dhe një nga Maroku janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll.

Rasti është raportuar më datën 17.09.2025, rreth orës 01:31.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor. /Zëri

Raporti i plotë:

Arratisje e personit të privuar nga liria

Qendra e Mbajtjes së Emigranteve, Vranidoll, 17.09.2025-01:31. Raportohet se dy meshkuj nga Bangladeshi dhe një mashkull nga Maroku për arsye të panjohur janë arratisur nga qendra. Rasti është duke u hetuar.