Haradinaj thotë se pa ndihmën e SHBA-së, Kosova s’do të ishte ku është sot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konsideruar se marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është lidhje gjaku.

Haradinaj tha se SHBA-ja ka shpëtuar shumë shqiptarë të Kosovës dhe kanë derdhur gjak.

“Por të mos ishte ndihma e tyre, do të kishim vështirësi. Por edhe pas luftës. Kemi nevojë për institucionet e sigurisë së Amerikës”, u shpreh Haradinaj mbrëmë në Klan Kosova.

Sipas tij, Kosova pa ndihmën e SHBA-së nuk do të ishte ku është sot.