Ngritje e lehtë e temperaturave, ky është parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 e 10 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 24 e 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: