Qorrolli: LVV-ja bëri përpjekje kolosale për konstituim të Kuvendit me marrëveshje politike

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje “maksimale, madje kolosale” për ta konstituar Kuvendin përmes një marrëveshjeje politike me PDK-në.

Në Debat Plus, ai u shpreh se kjo ka qenë strategjia kryesore e VV-së.

Ai theksoi se nga muaji prill e deri tani, kryeministri në detyrë Kurti ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrëveshje me PDK-në, ndërsa ka akuzuar opozitën se është fshehur pas alibive për të penguar themelimin e institucioneve.

“LVV-ja prej prillit ka bërë jo vetë përpjekje maksimale pro kolosale për ta konstituar kuvendin përmes një marrëveshje politike, nuk mundeni me i hudhë poshtë kërkesat e vazhdueshme të kryeministrit Kurti për një marrëveshje me PDK-në. Ka dështu ideja, plani A ka qenë ky. Por edhe çdo strateg politike edhe ushtarak ka një plan b gjithmonë dhe plani b ka qenë NISMA”, ka deklaruar ai.