Rama ia dhuron “Hyjneshën e Kryeqytetit” diplomatit amerikan Moore: Amerika qëndroi krah nesh në ditët më të vështira

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dorëzuar "Hyjneshën e Kryeqytetit" diplomatit amerikan, Jonathan Moore.

Rama ka thënë se kjo ishte shenjë mirënjohje për kontributin e tij.

"Sot, pata nderin t’i dhuroj ish-diplomatit amerikan, Jonathan Moore, “Hyjneshën e Kryeqytetit”, si shenjë të mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e tij dhe për mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës", ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se Amerika ka qëndruar krah Kosovës qysh nga ditët më të vështira.

"Një simbol i respektit dhe falënderimit që populli ynë ndjen për SHBA-në, të cilët qëndruan krahë nesh, nga ditët e vështira të luftës, deri te ndërtimi i institucioneve dhe rrugëtimi ynë drejt demokracisë dhe lirisë", ka shkruar Rama.

Të dy u zotuan se miqësia me Amerikën do të mbetet lidhje e përjetshme.

"Theksuam se miqësia me Shtetet e Bashkuara është dhe do të mbetet më shumë se një partneritet politik, është një lidhje e përjetshme e ndërtuar me besim dhe në përkushtim të ndërsjelltë", ka shkruar Rama.