Rrëfim tjetër i keqtrajtimit në Gjinekologji: Dy muaj në spital duke m’maltretu, mora trauma psiqike

Një tjetër rrëfim tronditës i dhunës obstetrike nga Klinika e Gjinekologjisë në QKUK, ka arritur nga një nënë.

Ajo thotë se ka lindur katër fëmijë, të gjithë me operacion, por kurrë nuk ka përjetuar traumë të tillë si në lindjen e fundit.

”Tmerr. Unë kam lind 4 fëmijë, të gjithë me operim. Vetëm tmerr. Në asnjërën lindje s’e kam përjetu si në këtë, që kur është Albini kryeministër. Paramendoje, varra mu ka çelë, dhe veç më kanë majtë dy muaj në spital tu m’maltretu”.

”M’shtishin me ble fasha sterile, kogja të shtrenjta. Një çdo dy-tri ditë kam ble”.

”Kam marrë trauma psiqike. Nga ta u tutsha po na merr kush beben”.

”Kurrë pa flejt, vetëm tmerr. S’besoj që kur u kanë Kosova në dorë të shkaut, janë maltretu kështu lehonat. Tmerr”, u shpreh ajo në kushte anonimiteti./Klankosova