Prokuroria insiston ta ketë si provë deklaratën e Surroit në BBC se Thaçi përdori “gjuhë kërcënuese” në Rambuje

Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Hagës po insiston që ta pranojë si provë një deklaratë të Veton Surroit në BBC se Hashim Thaçi në Rambuje përdori “gjuhë kërcënuese” kundër marrëveshjes së Rambujesës, dhe se kush do ta nënshkruante do të ishte “armik i kombit”.

Prokurori kërkoi nga dëshmitari i mbrojtjes, Paul Williams, të tregojë nëse Veton Surroi i ka thënë atij ndonjlherë se ishte ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi

Jo, tha Williams në dhjetëra herë institim të prokurorit.

“Asnjëherë nuk më ka thënë asnjëherë, nuk më ka lënë të kuptoj, ose nuk më ka shfaur sjellje që ai ka qenë i kërcënuar nga Hashim Thaçi. Asnjëherë nuk më ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi”, tha ai.