Prangosen tre persona në Klinë për prerje ilegale të drunjve dhe kanosje ndaj personave zyrtarë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, gjatë implementimit të planit operativ “Prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025 në Klinë:, me datën 15 dhe 16.09.2025, bazuar në planin operativ, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e pyllit” dhe “Kanosje ndaj personave zyrtarë”.
Sipas njoftimit të PK-së, nga personat e dyshuar janë sekuestruar një kamion dhe një traktor, së bashku me masën drunore, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore, raporton Zeri.info.
“Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri