Jessica Alba mahnit me stilin e saj provokues pas divorcit
Jessica Alba po duket më mirë se kurrë më parë pas ndarjes ajo ka lulëzuar plotësisht dhe po shijon një kapitull të ri të jetës
Aktorja e njohur hollivudiane, pas divorcit nga Cash Warren, ka rifituar jo vetëm vetëbesimin, por edhe shkëlqimin që e ka bërë gjithmonë një prej ikonave më të dashura të kinemasë dhe stilit. Edhe pse tashmë është në një lidhje me aktorin Danny Ramirez, me të cilin u shfaq së fundi në tribunat e US Open, Alba shkëlqen edhe kur paraqitet e vetme në ngjarje madhështore.
Këtë herë ajo tërhoqi gjithë vëmendjen në sfilatën e markës Tory Burch, pjesë e Javës së Modës në New York, ku mbërriti me një paraqitje që u komentua gjatë në media.
Jessica kishte zgjedhur një fustan të ngushtë në ngjyrë bordo, të kombinuar me një xhup të tejdukshëm me shkëlqim, nën të cilin dukeshin qartë sytjenat elegante. Ky stil, i cili ndërthur guximin me finesën, e vendosi atë në qendër të vëmendjes.