Mbappe pas fitores ndaj Marseillet: S’i vendos kufij vetes, dua të ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë
Kylian Mbappe vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit.
Sulmuesi francez realizoi dy gola nga pika e bardhë në fitoren 2-1 ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve, duke luajtur rol kyç në fitoren e Real Madridit.
Publikohet biseda midis të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk dhe shokut të dhomës
Pas ndeshjes, Mbappe u pyet se sa gola mendon se do të shënojë këtë sezon, por ai theksoi se për të nuk ka rëndësi vetëm statistika personale.
“Sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk i vendos kufij vetes. Dua vetëm të ndihmoj skuadrën, nëse kjo nënkupton të shënoj, atëherë do të shënoj”.
“Nëse duhet të bëj presion, do ta bëj, nëse duhet të asistoj, do të asistoj. Dua të jap gjithçka që ekipi ka nevojë”, ka thënë Mbappe pas ndeshjes.
Me këtë formë të jashtëzakonshme, Mbappe tregon se është gati të udhëheqë Real Madridin drejt sukseseve të reja në Evropë dhe La Liga.