Dëshmia e Williamsit parashihet të zgjasë një ditë e gjysmë, nis marrja në pyetje

Avokati dhe profesori ndërkombëtar, Paul Williams, që kishte shërbyer si këshilltar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e paqes në Rambuje, ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Dëshmia e tij parashihet të zgjasë një ditë e gjysmë, siç e nisi në hyrje gjykatësi i Gjykatës Speciale në hyrjen e tij në seancë për të dëshmuar.

Nga dy orë marrje në pyetje pritet t’i ketë mbrojtja e Hashim Thaçit, dy orë e gjysmë mbrojtja e të tjerëve, ndërsa dy orë e gjysmë po ashtu Prokuroria e Speciales.