Rubin: Ishte përpjekje gjithëpërfshirëse që delegacioni i Kosovës të nënshkruante marrëveshjen

James Rubin tha se ishte një përpjekje e senatorëve amerikanë dhe të administratës “Clinton” që delegacioni i UÇK-së të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë.

Avokati i Thaçit kujtoi se Demaçi, që ishte kundërshtar i Marrëveshjes së Rambujesë, dha dorëheqje më 2 mars. Ai e pyeti Rubinin pse ishte e nevojshme që senatori republikan Bob Dole të vizitonte Rambujenë

Pyetje: Demaçi më 2 mars, dorëheqje, pengesë – pse Dole udhëtoi në rajon më 5 mars, pasi më nuk ekzistonte një pengesë e tillë?

Rubini tha se Dole përkrahte politikat e administratës “Clinton” dhe po tentonte të sigurohej që delegacioni i UÇK-së të pranonte marrëveshjen.

Sipas tij, ishte e rëndësishme që të mbaheshin sa më shumë takime edhe me personat më skeptikë të kësaj marrëveshjeje, që ajo të nënshkruhej.

“Ishte një përpjekje gjithëpërfshirëse, e senatorëve, të mia dhe të Chris Hillit”, tha Rubini.