Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, bisedë telefonike me zyrtarin e Departamentit të Shtetit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Kushtetuese, thuhet se biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri