Liga e Kampionëve vazhdon sonte me disa ndeshje interesante

Sot (e mërkurë) Liga e Kampionëve do të vazhdojë me ndeshje interesante, ku në program janë gjashtë gjithsej për t’u zhvilluar.

Kryendeshja e mbrëmjes do të zhvillohet mes Bayern Munichut dhe Chelseat në stadiumin “Allianz Arena” dhe fillon në orën 21:00.

Ndeshje tjetër interesante pritet të luhet edhe mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit në “Anfiled”.

Derisa, Paris Saint-Germaini pret Atalantën, Interi i shkon Ajaxit. Këto ndeshje fillojnë në orën 21:00.

Në anën tjetër, në orën 18:45 do të zhvillohen ndeshjet si Olympiacos – Pafos FC dhe Slavia Prague – Bodo/Glimt. /Zëri