Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte pret Edi Ramën nesër në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do ta pres nesër në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e NATO-s, duke njoftuar se takimi do të mbahet në Bruksel.

“Të mërkurën, më 17 Shtator 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z.Mark Rutte, do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel”, thuhet tutje në njoftim.