Apple shtyn datat e dorëzimit të iPhone17
Të gjithë ata që kanë siguruar një iPhone 17 duhet të jenë padyshim shumë entuziastë.
Ndërsa për ata që ende presin, është momenti të monitorojmë sa kohë do të duhet që modelet e reja iPhone 17, 17 Pro apo iPhone Air të mbërrijnë në duart e tyre. Nëse jeni në kërkim të një iPhone17, duhet të përgatiteni për pritje më të gjatë.
Aktualisht, vonesat më të dukshme janë për dërgesat e iPhone 17 Pro Max. Shumica e konfigurimeve pritet të dorëzohen në periudhën nga 6 tetori deri më 13 tetor.
Ngjyra Deep Blue duket të jetë më e lehtë për t’u gjetur, me disa opsione të disponueshme për dorëzim pas 24 shtatorit. Ndërkohë, pjesa tjetër e gamës duket se është relativisht e disponueshme. Mund të jetë që Apple ka menaxhuar mirë furnizimin për shumicën e modeleve iPhone 17, duke siguruar data të qëndrueshme për dërgesat.
Megjithatë, vonesat tek iPhone 17 Pro Max mund të tregojnë një numër më të vogël njësish në dispozicion. Gjithashtu, kjo mund të nënkuptojë që kërkesa për modelin e madh, ngjyrë portokalli, është jashtëzakonisht e madhe.