BE-ja vonon propozimin për sanksione ndaj Rusisë për t’u përafruar me prioritetet e G-7
Bashkimi Evropian ka shtyrë prezantimin e paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë pas kërkesave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur kufizime më të rrepta.
Komisioni Evropian pritej të paraqiste paketën e re të sanksioneve në një takim të diplomatëve të BE-së të mërkurën, më 17 shtator.
Megjithatë, të premten, Shtetet e Bashkuara filluan t’u bënin presion aleatëve të tyre të G7-ës për të futur tarifa 100% për naftën ruse të blerë nga Kina dhe India, si dhe për të ndërmarrë hapa shtesë për të detyruar udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, të negociojë me Ukrainën.
Sipas Bloomberg, G7 aktualisht po punon për një paketë të re sanksionesh dhe synon ta finalizojë tekstin brenda dy javëve të ardhshme.
Deri më tani, Trump është përmbajtur nga vendosja e sanksioneve të drejtpërdrejta kundër Rusisë, pavarësisht se ka humbur vazhdimisht afatet që i kishte vendosur vetes dhe pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të Putinit për të negociuar përfundimin e luftës. /abcnews